Policia e Shkodres arreston dy drejtues mjetesh, njëri pa leje drejtimi, tjetri u përfshi në aksident…

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•A.H., 31 vjeç, banues në Postripë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

•K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.