Policia jep njoftimin zyrtar për ngjarjen e Pukës ku u aksidentua gazetari Lela…

Pukë

Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve.

Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.