Privatizimi i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres jep deklaratë me shkrim…

Sot me datë 19/05/2021 në Bashkinë Shkodër, Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr. 54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt: “Shitje me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masën 100%”,
pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me
• përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008 ” Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar,
• sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit,
• sipas dokumenteve standarte të ankandit,
• dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse,
ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës.
Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim dhe nepërmjet adresës elektronike nga Autoritei Shitës Bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të proçedurës vijuese të ankandit.