Punësimet nga PSD në Shkodër, Rama: Përralla e thashetheme, Tom Doshin e kam përjashtuar

 Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar përralla dhe thashetheme debatet e forta brenda Partisë Socialiste në Shkodër, kur kryetarët e Bashkisë u ‘ankuan’ përballë numrit DY të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri se Partia Socialdemokrate kishte marrë të gjitha vendet e punës.

I ftuar në “Open”, Rama tha se këto janë disa thashetheme e fjalë të dala nga një mbledhje e mbyllur, pasi ai e ka përjashtuar Tom Doshin nga Partia Socialiste.

Këto janë përralla, edhe një herë, kjo është temë tjetër, është temë tjetër. Që ta dish ti, është e prerë, Partia Socialiste nuk lidh më partinë me drejtorin e drejtorin me partinë. Këto janë muhabete nuk janë pyetje….bëhet një mbledhje e mbyllur partie, dalin ca fjalë, hidhen në portale, nga portalet bëhen kronika, nga kronikat vijnë këtu dhe kryeministri do merret me thashetheme. Unë Tom Doshin e kam përjashtuar dhe ai votat atje i merr vetë, nuk ja jap unë,”– tha Rama.