Rama konkretizon pagat e “luftës”, nga shoferët deri tek mjekët, ja kush përfiton

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi në Facebook ka folur mbi masat që po merr qeveria në lidhje me sitiatën që po kalon vendi.

Ai është ndalur tek çështja e shumë komentuar këto ditë se kush e përfiton pagën e luftës siç e ka quajtur ai këtë situatë, duke e konkretizuar më në fund.

Ai përmendi disa kategori përfituesish duke përmendur kopshtet e shkollat private ata që merren me transportin e qytetarëve e madje edhe taksistët e përfitojnë.

Sa për sitemin shëndetësor ai deklaroi se mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pages.

Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë.

 “Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”,-tha Rama.