Rama me ‘kërcënim’ për të pavaksinuarit në pikë të mëngjesit: Kujdes! Nuk do t’iu lejohet aksesi në ambiente publike

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mengjesin e sotem me një mesazh për të pavaksinuarit te cilet i paralajmeron se mund te mos kene akses ne ambientet publike nese situata pandemike ne dimer perkeqesohet.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë.

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.