Ramën e pengon vetëm bashkia Shkodër: E kemi në vend të hudhrës

Share your love

Kryeministri, Edi Rama, premtoi se brenda 6 mujorit të parë të 2020 numri i sporteleve ku qytetarët dhe bizneset presin në radhë do të reduktohet si pasojë e ofrimit të shërbimeve online.

Rama: Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të hyjmë në një fazë të re revolucioni që ka nisur në disa drejtime me shërbimet dhe një nga drejtimet është pikërisht platforma.Kjo fazë e re e revolucionit do të jetë një përmbysje madhe, sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke i kërkuar qytetarit të vijë te sporteli, duke i kërkuar të bëj vara-vingo nga zyra në zyrë, të mungon ky apo ai dokument, por duke i dhënë mundësinë qytetarit të aplikojë online.

Mos të marrë mundimin të niset nga ana e anës, për të shkuar e mbajtur radha, apo për të gjetur me humor të mirë atë që i shërben në sportel, mos të harxhojë asnjë minutë, asnjë lek për të marr një shërbim që i takon, por nga telefoni, nga kompjuteri, tanimë e mësuam edhe me platformën, kush nuk ka, s’mund të thotë nuk e bëj dot, por mjafton të gjejë një komshi, apo edhe një fëmijë nga 6 vjeç deri në 10 vjeç dhe ia bën.

Kreu i ekzekutivit tha se tanimë janë bërë ndërhyrjet e nevojshme dhe nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë me ankesat e qytetarëve.

Rama nuk la pa veçuar bashkinë e Shkodrës, për të cilën u shpreh se ka mbetur ende pa zgjidhje si për të mos prishur syrin e keq.

Rama: Natyrisht që nuk janë përsosur të tëra, por shkalla e mospërgjigjeve dhe mosreagimeve nga ana e bashkive është ulur shumë ndjeshëm. Për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës Bashkinë e Shkodrës.

Deklaratat Kryeministri i bëri gjatë takimit me qytetarët teksa u prezantuan pesë raste të cilat kishin gjetur zgjidhje të problemeve të tyre nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes.

Share your love