Rektorja Golemi: Rritet numri i studentëve në master…

Këtë të premte është mbyllur faza e regjistrimeve në nivelin e dytë të studimeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Rektorja Suzana Golemi bën të ditur se ende pa u mbyllur regjistrimet vihet re një interes I lartë I studentëve për t’u regjistruar në ciklin e studimeve Master.

Asnjë degë nuk ka rrezikuar mbylljen bën të ditur rektorja Golemi, ndërsa tregon degët me numrin më të madh të studentëve të regjistruar.

Rektorja Suzana Golemi thotë se pavarësisht mundësive të mëdha që ofrohen për ciklin e studimeve Master në universitete të tjera të vendit dhe në rajon, studentët zgjedhin atë të Shkodrës dhe kjo është forma më e mirë e promovimit të punës së mirë të pedagogëve që bëhet në të gjithë fakultetet.