Rregulla të reja anti-COVID për të hyrë në Mal të Zi…

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të vendosura nga autoritetet shëndetësore të Malit të Zi.

Për të kaluar kufirin me Malin e Zi, duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Po ashtu, lejohet kalimi në kufi nëse keni vërtetim që e keni kaluar COVID-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet e mësipërme, qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigjen jo më të vjetër se 48 orë.

Masat shtrënguese në Mal të Zi erdhën pas rritjes së rasteve me COVID-19. Vendi fqinj ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për t’u futur.