Rrëzohet qeveria në Malin e Zi…

Në Parlamentin e Malit të Zi u votua mocioni i mosbesimit që çoi në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic.

Shkarimi i qeverisë u votua me 43 vota pro, dhe 11 kundër, pas një seance maratonë në parlament. Nga 81 deputetë, votuan 54.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan deputetët e të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit, dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i të cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të jetë në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.