Rritet kurba/ Rekord rastesh të reja, 5 persona humbin betejën me Covid-19…

5 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 203 raste të reja pozitive janë shënuar në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, “në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri janë kryer 1351 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë.

Ndërkaq, janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

68 raste në Tiranë,

17 raste në Fier,

17 ne Korçë,

15 në Elbasan,

14 në Berat,

12 në Lezhë,

10 në Durrës,

9 në Lushnje,

6 në Pogradec,

5 raste në Vlorë,

5 raste ne Sarandë,

nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë,

nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec,

nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.