Rrugët e shkodres u përmbyten nga shiu, reagon Kryebashkiaku Benet Beci…

Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.

Punonjës të Ujësjellës – Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.

Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci.