Sfida Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare…

Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes Shqipëri-Angli, sfida kjo e vlefshme për kualifikueset e botërorit  “Katar 2022”.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zgjedhur të zbresë në fushë kundër “Tre Luanëve” me formacionin 3-5-2.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja.

Formacioni i Anglisë: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling, Kejn.

Tre ditë pas fitores me Andorrën, Shqipëria do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv, ndaj një prej përfaqësueseve më të mira në botë.

Skuadra kuqezi do të duhet të bëjë pa Marash Kumbullën në këtë përballje, për shkak dëmtimi, ndërsa skuadra e “Tre Luanëve” nuk do të ketë në dispozicion Marcus Rashford dhe Bukayo Saka.

Sfida so të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 18:00.