Shehu: “Nuk ka pas historia njerëzore bela më shumë se nga njeriu. Vetvetja jonë është armiku”

Nga Redi Shehu

“Unë kam rezerva me atë termin ‘armiku’ që përdoret, armiku që po na shkatërron botën etj le ta respektojmë realitetin ashtu siç është. Viruse ka pasur gjithmonë, në Wuhan viruset ishin në trupat e kafshëve në punën e tyre, ishim ne që shkuam në territore që nuk na takonin. Ne i thyem limitet dhe i thamë virusit hajde.

Kush është ky armik? Një ‘armik’ që nuk ka ndërgjegje, nuk ka mend, një krijesë që nuk mund të programojë gjëra vet. Nuk mund t’i kalojmë këto situata nëpërmjet gjetjes së armikut. Ne gjithmonë gjejmë armiq aty ku nuk ka dhe armiqtë e vërtetë i bëjmë miq.

Kjo është një sprovë, ky është një test. Shoqëritë testohen herë pas here, pikërisht kur limitet kapërcehen. Nqs dikush e shpërdoron lirinë sigurisht do të ketë probleme. Nuk ka pas historia njerëzore bela më shumë se nga njeriu. Vetvetja jonë është armiku. Le ta lejmë armikun dhe të pranojmë që kjo është një sprovë që i takoi brezit tonë në këto momente dhe në mënyrë të civilizuar ne të mund ta kalojmë këtë.”