Shkodër/ Ekspozitë e studentëve të departamentit të arteve…

Studentët që përfunduan vitin e tretë në departamentin e arteve në degën pikturë-grafikë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hapën një ekspozitë e cila është kthyer në një traditë. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi e cilësoi si një vlerë të shtuar për qytetin departamentin e arteve.

Pedagogia Nirvana Baja, kuratore e ekspozitës tha se këtë vit ekspozita e studentëve që përfunduan studimet në degën pikturë-grafi u konceptua ndryshe.

Kurator i kësaj ekspozitë është edhe pedagogu i ri Senad Xhexhovi i cili u shpreh se studentët kanë përfshirë në punimet e tyre edhe teknikat e grafikës.

Temat e studentëve që sollën përmes punimeve të tyre me teknika të ndryshme të artit pamor lidhen me realitetin e përditshëm që jetojmë.

Departamenti i arteve në universitetin e Shkodrës çdo vit nxjerr artistët e rinj të cilët vijojnë rrugëtimin e tyre duke qenë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit por edhe më tej.