Shkodër/ Informaliteti po na dëmton, shoferët e taksive në protestë…

Share your love

Shoferët e taksive “4+1” në Shkodër kanë kërkuar sërish vëmendjen e mediave. Ata ankohen për informalitetin e lartë në këtë biznes dhe konkurrencën e pandershme.

Shoferët flasin për “targa të bardha” që qarkullojnë lirshëm, të pashqetësuar nga policia e shtetit apo ajo bashkiake, duke marrë klientë jo vetëm brenda qytetit por edhe për udhëtime drejt Malit zë Zi.

Ata kërkojnë vëmendjen dhe mbështetjen e Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për të mundësuar rikthimin në normalitet të sherbimit të taksive “4+1” në Shkodër.

Share your love