Shkodër/ Mjeku neuro-psikiatër Gjon Preçi: 10 persona në ditë me depresion për shkak të Covid -19

Në Shkodër vazhdon të mbetet shqetësuese numri i personave të cilët preken nga depresioni për shkak të Covid 19. Gjon Preçi neuro-psikiatër në qendrën Komunitare të Shëndetit mendorë në Shkodër shprehet se rreth 10 persona në ditë shfaqen me shenja depresioni dhe pjesa më e madhe e tyre janë moshat e reja.

Të shumtë janë personat të cilët shfaqen me shënja të çuditshme të cilat nuk janë psikoza thekson neuropsikiatri.

Shifrat në rritje të personave të cilët preken nga depresioni pasi shërohen nga infektimi me Covid 19 sipas ekspertëve janë alarmante në të gjithë botën.