Shkoder/ Nisin punimet për vazhdimin e korsisë së biçikletave në rrugën “Daut Boriçi”…

Share your love

Kanë filluar sot punimet për vazhdimin e korsisë së biçikletave në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) në drejtim të sheshit Parrucë. Me realizimin e këtij segmenti të ri për lëvizjen e pedaluesve bëhet e mundur lidhja e korsisë përgjatë bulevardit “Zogu i Parë” me korsinë e rrugës “Daut Boriçi”.

Për realizimin e punimeve kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve për mosparkimin e automjeteve në këtë pjesë të rrugës ku po ndërhyhet.

Share your love