Shkoder/ Proçedohen penalisht 30 drejtues mjetesh. Shtator, policia me dorë të hekurt për shkelësit e ligjit…

Share your love

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor.Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 30 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 955 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë ndëshkuar 148 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 30 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 64 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 112 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Share your love