Shkodër/ Shkolla “Hamdi Bushati” zhvillon “Panairin e Praktikave Profesionale”…VIDEO…

Është zhvilluar sot pranë shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër “Panairi i Praktikave Profesionale”. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale.

Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” ka vite tashmë që jep kontributin e saj në zhvillimin e të rinjve në fushën e ekonomi – biznes, hoteleri – turizëm dhe tekstil – konfeksion, duke aftësuar një numër të lartë të rinjsh dhe orientuar e zhvilluar karrierën e tyre.