Shkodër/ Transporti publik i lënë në harresë! Askush nuk flet për dezinfektim! Qytetarët vijojnë lëvizjet

Share your love

Te shumte jane qytetaret te cilet zgjedhin qe te pedorin transportin publik ne Shkoder. Virusi covid 19 i cili prej ditesh qarkullon zyrtarisht edhe ne vendin tone, duket se nuk po gjen seriozitetin e duhur ne rradhet e qytetareve.

Ankesat e qytetareve me se shumti lidhen me vonesat e urbaneve, sesa me friken ndaj ketij virusi

Nje dite me pare administratoret e sherbimit urban konfirmuan se ne Shkoder nuk eshte kryer pjesa e dezinfektimit. Te kontaktuar zyra e shtypit ne bashkine Shkoder tha se dezinfektimi duhet te behet nga vete kompania qe e kryen kete sherbim. Nga ana tjeter perfaqesuesit e kompanise kerkojne ndihmen e pushtetit vendor sa i perket pajisjes me dezinfektantet e duhur. Perballe kesaj situate ne Shkoder sherbim i transportit urban kryhet ne te njejtat kushte si ne javet e shkuara.

Share your love