Shperthen Dedja: Kemi lojtarë të papërgjegjshëm, disa prej tyre thjesht ecin në fushë

Vllaznia u mposht pastër 3-0 nga Tirana ditën e sotme. Djemtë e Hysen Dedjes nuk arritën të përfitojnë nga epërsia numerikë në pjesën e dytë, por pësuan një tjetër gol, që vulosi disfatën.

Pas ndeshjes, në intervistën për “Super Sport” trajneri Dedja shfaqet mjaft i acaruar.

“Isha përgatitur ta prisnim Tiranën e ta zinim në vështirësi, në momente të veçanta mund ta godisnim para se të pësonim golin. Por kemi në skuadër mungesë përgjegjësie të madhe.

Në stërvitje e kemi punuar kush do dalë para në goditje standarte, por Gligorov dilte para. Janë mësuar të luajnë për veten e tyre.

Në pjesën e parë rreshtimi na gjen në befasi me një goditje standarte e goditemi, edhe goli i dytë ishte shumë banal, hapje zone e Malotës, shumë e habitshme me një dalje huq që lë 30 metra bosh Ngo.

Do ta shoh me qetësi, mund të bëja ndërrim tjetër duke ditur se kundërshtari ishte me një lojtar më pak, por në pjesën e dytë asnjë farë reagimi nga ana e tyre, vazhdoi paraqitja e keqe.

Lojtarët ecin nëpër fushë, nuk e përjashtoj përgjegjësinë as nga vetja. Kur e kishte kundërshtari topin ishim 4-5-1. Mendova ta pres në mesin e fushës duke e ditur që Tirana luan nga krahët dhe u mundova të luaj nga krahët.

Ne kemi probleme shumë të mëdha, jam mudnuar shumë, por në këtë periudhë nuk kam çfarë të bëj më, po rris anën fizike, duke u munduar që të rriten taktikisht, por do të qetësohem, do ta shikoj ndeshjen edhe një herë dhe të reflektoj për këtë situatë.

Po të shohësh ndehshjet e fundit u bënë shumë gola të pësuar, do të ndërhyj në portë, do të mundohem t’u iki këtyre lojtarëve që ecën në fushë dhe një ndër ta do të jetë edhe portieri, për portën do të mendoj”, u shpreh Dedja. /vipsport.al/