“S’ka politikan më të mirë se mjeku”/ Spahia: Fati i PD u vulos me 11 dhjetor! Ja fokusi im këtë mandat në Shkodër…

Në emisionin “Kjo Javë” ishte i ftuar kryetari i sapozgjedhur i dalë nga zgjedhjet e 6 marsit i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Teksa është në fillim të këtij mandati,  Spahia ka renditur edhe fushat ku do të përqendrohet vëmendja e bashkisë për të transformuar një realitet të zymtë sicc e konsideroi edhe ai.

Ai ka folur edhe për marrëdhënien me Voltana Ademin dhe situatën aktuale në PD.

Fokusi do të jetë tek të rinjtë të cilët sot përballen me mungesa të vizionit të së ardhmes së tyre. Kanë nevojë të suportohen dhe t’u lehtësohet aksesi në studimi dhe të mbështeten pas studimeve që të gjejnë një vend pune. Nëse stukturat e bashkisë Shkodër do i trajtojnë me kujdes problemet e Shkodrës do të ndryshohet ky realitet i zymtë.

Shkodrës i mungon vëmendja. Lokalisht shumë gjëra përmirësohen, por padyshim nevoja është të ketë ndërhyrje serioze nga qeverisja qendrore. Të bësh diccka për të rinjtë do të thotë të ndryshosh realitetin multidimensional. Nëse duam të prekim aspekte të tjera do të përmirësojmë infrastukturën, gjelbërimin, pastrimin, sitet turistike.

Voltana Ademi

Ajo ka qenë një vlerë e shtuar në zhvillimet politike brenda PD-së.Rrugëtimi i saj ka qenë i vështirë, aspak  normal. Ka vend për përmirësime patjetër.

Unë kam shtëpinë time në Shkodër. Një kryetar bashkie duhet të jetë në qytetin e tij por duhet të jetë i fortë edhe në Tiranë. Kirurgjia është pasioni imp or të bësh politikë është një armë më vete, një stimuli  jashtëzakonshëm. Nuk mund të ketë politikan më të mirë se mjeku.

Situata politike në PD

Situata po shkon drejt zgjidhjes. Dilema e madhe ka qenë kush është shimica brenda PD-së. Që me Kuvendin e 11 dhjetorit është vulosur fati i PD-së.Berisha është ai që mbledh rreth vetes rryma të ndryshme. Unë shikoj ccështjet tek parimet.

Marrëdhënia me LSI

Kemi bashkëpunuar ngushtë. Ne kemi qenë për një koalicion sa më të gjerë. Një bashkëpunim që ia ka vlejt do të thoja

(BalkanWeb)