Sulmi kibernetik, Turqia i dhuron Shqipërisë pajisje të infrastrukturës dixhitale…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti këtë të martë në një takim kreun e policisë turke, Mehmet Aktaş, i cili ndodhet në Tiranë bashkë me një delegacion të lartë nga vendi i tij për të dorëzuar te Policia e Shtetit pajisje të infrastrukturës dixhitale.

“Prita sot në një takim kreun e Policisë Turke, Mehmet Aktaş, i cili ndodhet në Tiranë bashkë me një delegacion të lartë nga vendi i tij 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞. Ky donacion bujar është një përgjigje e menjëhershme e Turqisë pas kërkesës që ne bëmë për ndihmë, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐤𝐮𝐩𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐢 𝐤𝐢𝐛𝐞𝐫𝐧𝐞𝐭𝐢𝐤. E falënderova në emër të qeverisë jo vetëm për gatishmërinë e treguar në këtë rast, por për të gjithë suportin e vazhdueshëm që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për Policinë e Shtetit.”, shkruan ministri Çuçi në një postim në Facebook.