Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një makinë në lëvizje qëllon në drejtim të ‘Touareg’ të zi…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar në lagjen ‘Prek Cali’.

Një mjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një ‘Touareg’ e zi të parkuar me targa angeleze. Plumbat kanë kapur edhe ‘ML’.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.