Tërmeti/ Rëndohet bilanci: Shkon në 37 numri i viktimave

Tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës nuk do të jetë i lehtë për t’u harruar nga shqiptarët. 37 persona kanë mbetur të vdekur deri tani, pas 3 trupave të nxjerrë nga rrënojat në Thumanë rreth ores 4 të mëngjesit. Qendrat më të goditura kanë qenë Durrësi dhe Thumana.

Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm vijon kërkimi i të mbijetuarve dhe personave të zhdukur nën rrënoja e godinave të shembura në Durrës e Thumanë.