Tiranë/ Tentoi të digjte me benzinë ish të dashurën, arrestohet 25-vjeçari dhe 2 shokët…

Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin Ardit Çela, i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë ka dhunuar dhe ka tentuar ta dëmtojnë me lëndë djegëse (benzinë) ish-të dashurën.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Çela tentoi të digjte me benzinë 16-vjeçaren.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytet.

Enea Hoxha dhe bashkëpunëtori tjetër i tij, vetëm 17-vjeç, janë arrestuar më herët.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.