TRONDITET Tirana, ish-dhëndri vret njerëzit e gruas…(EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ish-dhëndri ka qëlluar në drejtim të njerëzve të gruas, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se deri më tani raportohen se ka të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Referuar po të njëjtave burime autori është identifikuar si Ramazan Kuta, 35 vjeç. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka vrarë vjehrrin dhe një person tjetër.

Ndërkohë, deri më tani lidhur me këtë ngjarje të rëndë nuk ka asnjë informacion zyrtar, teksa më tej pritet më tepër detaje.