U vra sonte në Astir, i riu me dy mbiemra u arrestua para dy vitesh në Shkodër me 200 kg drogë

Vilson Noka (Tafçiu), 28-vjeçari i vrarë sot në kryeqytet është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018. Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg lëndë narkotike, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Njoftim për mediat i Policisë së Shkodrës:

Sot me datë 16.06.2018, në orët e para të mengjesit u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar “West Univers”, ku në bashkëpunim me Drejtorin e Forcës Operacionale Speciale Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirë organizuar u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lart, ku u arrestuan shtetasit :

Ardit Haxhagiqi, 34 vjeç banues ne Shkoder, i arrestuar në flagrancë “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Fatbardh Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë, i arrestuar në flagrancë “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Neritan Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Rezart Cacani, 34 vjeç, banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Vilson Noka (Nokaj), 26 vjeç, i arrestuar në flagrancë ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim  dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” pasi ju gjet një pistolet TT, njëkohësisht është dhe person në kërkim, i denuar me 9 vite burgim, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Ramadan Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

F.M. 30 vjec i shpallur në kërkim për veprën penale ” Prodhim dhe shitje lendeve narkotike”, “prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 287 i Kodit Penal, ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale “Kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet , 283/2, 278, 84, 325, 274, 89 Kodit Penal, ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje”

S.N. 20 vjec, i shpallur në kërkim për veprën penale ” Prodhim dhe shitje lendeve narkotike”, “prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale “kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “prishje e rendit dhe qetësis Publike”, Plagosje e leht me dashje” ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje”.

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga tërsëisa e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhë kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre ku ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malsi e Madhe.

Nga veprimet që u kryen në datë 15.06.20018 dhe 16.06.2018, rezultoi se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë – Milot këta persona do të kryenin shkëmbimin e sasisë së lëndës narkotike, dhe menjëherë u ndërhy nga punonjësit e policisë ku në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike personat e arrestuar kanë goditur me automjete punonjësit e policisë duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.
Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar:

* 200 kg, lëndë narkotike e dyshuar si ajo e cannabis Sativa.
* 2 pistoleta, tip TT,
* 1 kuti me 20 fishekë pistolete.
* 1 automjet i markës Benz Mercdes
* 1automjet i markës BMW.
* 7 Telefona cellular të markave të ndryshëm.
* Dokumenta të ndryshëm të perësonave.
* 1 radio dhënëse marrëse si ato të policisë.
* Një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale në terren në Rrethet e M. Madhe, Shkodër dhe Lezhë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.