UEFA me fond të majmë, FSHF përfiton 4.3 milion euro

UEFA ka dhënë një fond tepër të majmë sot për 55 Federatat anëtare. Plot 236.5 milion euro ka shpërndarë Qeveria e Futbollit Europian për Federatat, të cilat do të përfitojnë nga 4.3 milion euro.

Këto para, UEFA i ka shpërndarë në mënyrë të barabartë për të gjitha Federatat anëtare dhe iu ka dhënë liri të plotë t’i menaxhojnë siç duan, për të ndihmuar në luftën kundër Koronavirusit.

FSHF, me 4.3 milion eurot e përfituara, pritet të ndihmojë klubet shqiptare. Presidenti Ceferin, tha: “Jemi në një situatë të paprecedentë dhe UEFA do të ndihmojë sa më shumë. Kemi rënë dakord që të japim nga 4.3 milion euro për çdo Federatë anëtare, për këtë sezon dhe atë pasardhës, para që do të menaxhohen nga vetë krerët e Federatave”, u shpreh mes të tjerash numri 1 i UEFA-s.

https://t.co/9z86jk1Rhq