Ujësjellës Shkodër njofton abonentët: Shlyeni debitë brenda datës 20.11.2023 në të kundërt do ju ndërpritet uji…

Share your love

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 302, datë 11.05.2022 “Për Politikat Kombëtare për Riorganizimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit, Trajtimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura dhe të Vendimit Nr.1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “Për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës- kanalizimeve sh.a.”, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM, ka ndërmarrë aksion për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të të gjithë debitorëve në të gjithë territorin që ushtron aktivitetin e saj Shoqëria.
Ky aksion ka për qëllim ndërgjegjësimin e debitorëve duke i drejtuar ata drejt shlyerjes së plotë të debisë, hyrjes në akt- marrëveshje dhe deri në marrjen e masave, duke ndërprerë furnzimin me ujë të pijshëm.
Ju lutemi, kërkojmë nga ana juaj shlyerjen e debive përkatëse deri me datën 20.11.2023 me qëllim që të mos arrijmë në marrjen e masave për ndërprerje të furnizimit me ujë.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se çdo klient, i cili nuk ka informacion për kontraten e furnzimit me ujë që i përket atij ose objektit të cilit zotëron mund të paraqitet për marrjen e informacionit pranë degës së klientit nga ora 8:00 – 15:00, nga e hëna deri te premten, dhe diten e shtunë nga ora 8:00- 13:00.

Share your love