Universitetet, e dyta javë në bojkot, Saraçi: Ka patur tentativa për presione…

Edhe java e dyte e fillim vitit akademik ka nisur me bojkot te procesit mesimor. Kryetari I sindikates se punonjesve universitar Peter Saraci sqaron se bojkoti do te vijoje pa aft.

Saraci thote se pritet te kete reagime positive nga ministria, ndonese e njejta gje nuk po ndodh me rektoratin e universitetit te shkodres I cili ne asnje moment nuk eshte shprehur I hapur per bisedime. Sa I takon tentativave per presione ndaj disa pedagogeve te caktuar, Saraci nuk e mohon teksa thote se jane raste te izoluara dhe te sqaruara.

Mungesen e tyre fizike ne protesten e tiranes, Saraci e lidh vetem me mungesen e organizimit dhe te kushteve financiare. Sindikata kerkon bashkepunimin edhe te studenteve te viteve te para, ku keta te fundit mund ta kene me te veshtire mirkuptimin pasi vitet e tjera e kuptojne se ligji per arsimin e larte eshte diskriminues per ta.