“Vatra e rrezikut”, nuk ndalen rastet me koronavirus në Krujë

Nuk ndalen rastet me koronavius në Krujë. Raportohet se janë regjistruar edhe 3 raste të reja pozivite me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 39 teste dhe ka rezultuar pozitiv 1 rast në Fushë- Krujë dhe 2 të tjerat në Krujë.

Me 3 rastet e reja shkon në 122 numri i të prekurve në total në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor.