Vetëflijimi në emër të ringjalljes, del ekspertiza përfundimtare, vajza 30 vjeçe 15 muaj pa jetë

Pas hetimeve të policisë dhe prokurorisë doli dhe ekspertiza përfundimtare e ngjarjes që tronditi kryeqytetin disa ditë më parë ku u gjetën pajetë nënë e bijë në banesën e tyre.

Sipas ekspertizës, 30 vjeçarja Anisa Josifi kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë dhe se nëna dhe e motra e lyenin me vaj dhe uthull për të mos u dekompozuar trupi.

Ndërkohë motra 34 vjeçe e cila shpëtoi, ka thënë përpara grupit hetimor se disa vite më parë ajo ka qenë pjesë e sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait e më pas u shkëput për t’iu bashkuar Kishës Ungjillore.

Bajraktaraj: Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur familjarë të shoqëruar nga zjarrëfikësit që kanë bërë të mundur dezinfektimin e të gjithë ambjentit. Ndërkohë është bërë dhe largimi i të gjithë plaçkave dhe materialeve të banesës. Ka vijuar dhe hetimet e policisë dhe prokurorisë dhe bëhet e ditur se ka dalë dhe ekspertiza përfundimtare. Ka rezultuar që 30 vjeçarja Anisa Josifi kishte 1 vit e 3 muaj që kishte vdekur dhe mbahej në banesë nga nëna dhe motra tjetër. Sipas ekspertizës bëhet e ditur që gjatë kësaj kohe është përdorur vaj dhe uthull për të mos u dekompozuar trupi. Grupi hetimor ka gjetyurt në banesën e nënës dhe derën e mbyllur me litar nga brenda në mënyrë që ato nuk lejonin asnjë të futej në banesë. Ndërkohë ditën e djeshme është pyetur 34 vjeçarja që mbijetoi e cila deklaroi që prej 12 vitesh kur ajo ka qenë 18-20 vjeçe shoqërohej me sektin e Dëshmitarëve të Jehovait. Disa vite më vonë ato janë shkëputur nga ky sekt dhe janë bashkuar me Kishën Ungjillore.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur paraditen e sotme (6 korrik) në banesën ku u vetëvlijuan nënë e bijë.

Do të kryhet dezinfektimi i shtëpisë dhe do të largohen plaçkat së bashku me familjarët.

Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.

Ato ishin vetëflijuar pasi besonin tek ringjallja.