VIDEO/ Aksident me pasojë vdekjen pranë kompleksit Zmijani…

Aksident me vdekje ne aksin Shkoder-Koplik.
Mesohet se 1 person ka humbur jeten.

Aksidenti ka ndodhur prane kompleksit “Zmijani”.

Nje person ne biçiklete eshte perplasur nga nje automjet.
Aksi Shkoder-Koplik nje nga akset me problematike, shkak edhe erresira ne kete rruge.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.