VIDEO/ Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit, shikoni pamjet e makinës ku ishte vendosur eksplozivi…

Atentati ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan ka dështuar.

Mediat turkje bëjnë me dije se ndërkohë që Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë,  një bombë u vendosur poshtë makinës së një prej eskortave të Erdogan me shpresën se aty mund të hipte ai vetë.

Në fotot e publikuara në mediat turke shihet edhe eksplozivi i vendosur poshtë mjetit, i cili është larguar dhe është shpërthyer nga frocat xheniere në mënyrë të kontrolluar.

Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin.

Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Dağ deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.

Ndërkohë policia po merret me hetimin për të zbuluar autorin.