Video/ Brenda banesës ku u gjet e dekompozuar Anisa Josifi

Dalin për herë te parë imazhe brenda apartamentit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kombinat. Tragjedia e familjes Josifi u zhvillua pikerisht brenda mureve të kësaj banese.

Në të dallohet shtrati ku qëndronte e pajetë, për muaj me rradhë, Anisa Josifi. Pranë tij, e ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe një ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë.

Në kufijtë e ta pabesueshmes, në atë shtrat vajza që u gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

E vetmja e mbijetuar e familjes, Blerta Josifi, ndodhet në gjendje të rënduar dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tra gjike, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për disa sekte fetare./Opinion.al