VIDEO/ Dhoma e Avokatisë në Shkodër është kundër hartës së re gjyqësore…

Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër është kundër hartës së re gjyqësore, pasi pretendon se është një vendim i pabazuar në ligj. Madje, kryetari i kësaj dhome, Anton Kosteri, tha se do të shihet edhe bojkotimi i masave të sigurimit në vazhdim, si një masë ekstreme që Këshilli i Ministrave të mos miratojë hartën e re gjyqësore.

Kosteri tha se ka zhgënjim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që nuk ka bërë asnjë ndryshim edhe pas takimeve që janë zhvilluar.

Deklarata erdhi pas një mbledhje të avokatëve në gjykatën e shkallës së parë Shkodër.