VIDEO/ Masa të shtuara, policia rrugore e Shkodrës arreston dy shoferë…

📌DVP Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 810 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 255 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 11 masa administrative për përdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur;

• 9 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 49 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 24 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

• 33 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 192 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 237 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.