VIDEO/ Mjeku shpëton mrekullisht lojtarin e skuadrës “Basania” nga Bushati, evitohet tragjedia në Kategorinë e Tretë…

Ndeshja e Kategorisë së Tretë, Skrapari-Basania mund të kishte përfunduar në tragjedi për shkak të një ngjarjeje që mbajti në ankth gjithë lojtarët në fushën e lojës.

Portieri i skuadrës nga Bushati, Besmir Muçejani, humbi ndjenjat dhe në një moment të gjithë lojtarët shkuan për ndihmë. Momenti është fiksuar edhe nga kamera amatore e klubit verior.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes së gardianit me një lojtar të skuadrës kundërshrare. Mjeku Zija Gapi arriti të shpëtonte lojtarin e rrëztuar në fushë pasi i nxorri gjuhën jashtë ndërsa më pas ai u transportua me urgjencë në spital.