VIDEO/ Pamje të rënda në Velipojë, policia shpërndan me gaz lotsjellës banorët, një vajzë humb ndjenjat

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.

Por banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.

Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë bizneset.

Siç shihet në videon e siguruar  nga ABC News qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga ana e policisë.