VIDEO/ Shkodër ekzekutohet Naz Bandula, u qëllua kur po pinte kafen e mëngjesit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë mengjes.

Në lagjen Rus të Shkodrës është ekzekutuar Nazmi Bandula i cili po pinte kafen e mengjesit në një lokal të lagjes.

Burime për RealitetiPost bëjnëe dije se ai është qëlluar nga një automjet në levizje./RealitetiPost/

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.