Vllaznia e pathyeshme, vijon në krye me +9 pikë…

Vllaznia nuk ndalet as nga Partizani. Ndonese te kuqte por edhe ekipet e tjera, prisnin qe shkodranet te mundeshin sot ne “Elbasan Arena”, nuk ka ndodhur keshtu sepse ne perfundimte ndeshjes gjithcka eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Ekipi kuqeblu ka bere nje paraqitje te mire, sidomos ne pjesen e pare ku ka patur edhe mundesi te mira shenimi, por megjithate edhe me piken e marre duhet te jete e kenaqur.

Ne pjesen e pare, vetem 5 minuta luan perpara Partizani sepse me pas eshte Vllaznia qe spikat ne fushe, madje mund te kishte shenuar me ane te Imerit ne dy momente.

Ne minutat e fundit te pjeses se pare eshte serish Partizani qe kerkon te shohe drejt portes se Zogoviç, por pa sukses sepse skuadra shkodrane eshte e vendosur mire ne fushe duke bere nje paraqitje shume te mire ne fushe.

E dyta nderkohe nis serish me te njejtin menyre loje teksa te dy skuadrat kerkojne te shfrytezojne gabimet e kundershtarit, por pa sukses. Nderkohe ne minuten e 60-te pas nje zenke ne fushe, arbitri Hamiti ka nxjerre dy kartone te kuq, per Krymin e Vllaznise dhe Bitrin e Partizanit.

Pas ketij momenti, eshte skuadra e kuqe qe kerkon te marre frenat e lojes ne dore dhe sheh me shume drejt portes shkodrane, madje ne dy momente ka qene prane golit me Malen dhe Brojen.

Por duhet thene se Vllaznia ka edhe me fat ne kete ndeshje sepse ne minuten e 91-te ka qene nje rast i shkelqyer i Partizanit por topi eshte ndalur ne balten e zones shkodrane duke mos perfunduar ne rrjete.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Melo, Çinari. Trajner: Ilir Daja.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Isaevski, Imami, Imeri (Kruja), Krymi, Marku, Jonuzi, Hoxhaj, Dilaver (Kalaja). Trajner: Thomas Brdaric.

Gjyqtar: Eldorjan Hamit (Lezhë)/ShkodraSport/