Vllaznia humbet në përballjen me Egnatian…

Egnatia ia ka dalë të triumfojë 0-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për Superligën.

Ekipi nga Rrogozhina do merrte avantazhin pas 44 minutash lojë. Shkodranët gabuan totalisht duke humbur topin pranë zonës së tyre, Fernando nuk fali, me festën e tifozëve që tashmë ishte e ligjshme.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e nis sicc duhet pjesën e dytë, fiton penallti me Latifin pas një pengimi në zonë, 11-metërsh ky që akordohet vetëm pas një rishikimi me VAR.

Në minutën e 55-të, Latifi shpërdoroi mundësinë e artë dhe nuk shfrytëzoi sicc duhet rastin, nga pika e bardhë e penalltisë s’tregohet i saktë.

Kur nuk shënon, e pëson, me Egnatian që “tundi rrjetën” sërish pak nga fundi, por goli u anulua, me rezultatin përfundimtar që mbeti 0-1.