Vllaznia nuk ndalet, firmos me një tjetër lojtar…

Vllaznia firmos edhe me nje tjeter futbollist. Fjoart Jonuzi eshte futbollisti me i ri i kesaj skuadre.

Pas pervojave qe ka patur me ekipet e Kukesit dhe Laçit, kjo me Vllaznjne do te jete e treta per te ne kampionatin shqiptar.

Ai ka firmosur pasditen e sotme kontraten me kuqeblute por nga sa mesohet deri ne janar do te jete ne vezhgimin e stafit dhe nese nuk bind, kontrata do te prishet.

Kjo behet e ditur nga vete njoftimi i klubit shkodran ku thuhet:

“Fjoart Jonuzi ka nënshkruar për Vllazninë një kontratë një vjeçare me të drejtë nga ana e Klubit për rishikimin e saj në merkaton e Janarit nëse performanca e lojtarit nuk është në nivelin e dëshiruar nga stafi teknik.

Jonuzi është pëlqyer nga traineri Brdaric për të patur një forcë më tepër në mesfushë”.