Vllaznia rikthehet te fitorja, merr 3 pikë ndaj Kastriotit në transferë…

Pas 4 barazimeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore. Vetëm 3 pikë mund ta mbanin ekipin Shkodran në vallen e kryesuesve dhe në luftën për titull dhe me shumë mundim arritën ta merrnin ndaj Kastriotit në transfertë.

Si gjithmonë skuadra e Brdariç tregon superioritet dhe është dominues me lojë teksa krijon menjëherë raste të rrezikshme, fillimisht me Mustedanagiç në 12’ e më pas me Latifin në 21’.

Kastrioti tenton me kundërsulme të vërë në vështirësi miqtë por nuk ja arrin teksa fraksioni i dytë nis keq për Vllazninë pasi humbet Djurdjeviç për shkak dëmtimi,

Dominimi i miqve vijon dhe rastet krijohen por golat nuk po vijnë dhe vetëm në 71’ pas një rishikimi me VAR, arbitri jep penallti për një ndërhyrje ndaj Krymit. Ka polemika për vendimin por Liridon Latifi arrin të shënojë.

Minutat në vijim janë shumë të tensionuara teksa shkodranët mbajnë topin dhe në shtesë, Adili del me të kuq për vonesa të lojës. Edhe pse me shumë polemika dhe tension, në fund Vllaznia largohet me 3 pikë që e çojnë në kuotën e 30 pikëve, 7 më pak se Tirana kryesuese.