Vrasje me armë zjarri në Elbasan…

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një vrasje me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një të riu, i cili ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit të qytetit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj.