Vritet një përson në Tiranë, plagoset dhe ish-prokurori…

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Mësohet  se në drejtim të vendit në lokal ku ishte ulur viktima është qëlluar 4-5 herë me armë. Gjithashtu i plagosur ka mbetur dhe ish-prokurori Adriatik Cama.

Ndërkohë, vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të shumta policie.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.