Zbulohen 10 sera me kanabis në Thumanë, arrestohen dy përsona…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Thumana”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Sekuestrohen një sasi farash kanabisi dhe një armë gjahu.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Durrës.

Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Thumana” në pranga u vu K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Kurse, në kërkim u shpall  A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i një prej të arrestuarve.

Njoftohet se gjatë kontrollit në Shkozë-Bardhë në truallin pas banesës së 68-vjeçarit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Një pjesë e fidanëve janë asgjësuar kurse një pjesë tjetër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.