Zbulohet lista e Kombëtares, ja emrat surprizë të Edi Rejës…

Mesditën e kësaj të mërkure trajneri Edi Reja bëri publike listën e kombëtares shqiptare për dy miqësoret e programuara për t’u zhvilluar në qershor.

Fillimisht kuqezinjtë udhëtojnë në Karabak te Azerbajxhanit per te luajtur përballë Uellsit të Gareth bejl, ndërsa 3 ditë më vonë shkojnë në Republikën çeke .

Sa i takon emrave të rinj në skuadër, bien në sy dy gardianët e kategorisë superiore: Alen Sherri nga Laçi dhe Romeo Harizaj i Apolonisë.

Gjithashtu rikthehet sulmuesi pogradecar Endri Çekiçi pas formës së shkëlqyer që po kalon në kampionatin turk.

Kombëtarja kuqezi do të përballet me uellsin në datën 5 qershor në  transfertë  dhe tre ditë më vonë  do të luajë në pragë  me republikën e Çekise.